Futboll Kategoria Superiore Sport

“DËSHIRA IME ËSHTË TË FITOJMË DERBIN”/ Flet presidenti Demi: Stolin e kemi më të fortë se vjet, shpresoj…

Partizani do të luajë ditën e nesërme derbin ndaj Tiranës, një ndeshje ku të kuqtë dëshirojnë të marrin fitoren, kjo edhe për shkak të rëndësisë që ka kjo sfidë.

Në prag të kësaj ndeshje ka folur edhe presidenti i Partizanit, Gazmend Demi. Ky i fundit në një intervistë të dhënë për “Abc News”, është shprehur se dëshira për të marrë fitoren është e madhe, por rezultatin e përcakton 90 minutëshi.

“Si gjithmonë pres që të fitojmë. Dëshira është të fitojmë, megjithatë rezultatin e përcakton 90 minutëshi dhe si do paraqiten çunat në fushë, gjithsesi dëshira ime është të fitojmë.

Në ndeshjen me Ballshin, pjesa e dytë ishte, mund të them realisht masakër.Kam folur edhe me çunat, ata bëjnë edhe justifikimet e veta, jo fusha, terreni, ç’rëndësi ka, por ishte një Partizan që më la shije të keqe. Mendoj ta kemi mbyllur atje, sepse ekipi i ka të gjithë kushtet. Edhe stolin e kemi më të fortë se vjet. Sot isha tek ekipi, ishin entuziastë, shpresoj që të shkojë me sukses.

Dënimet disiplinore? Çdo ndërmarrje punon me disiplinë. Nuk mundemi që me fanellën e Partizanit të bëjmë çfarë të duam. As unë vetë që jam pronari dhe presidenti nuk mund të bëj ç’të dua me atë fanellë. Është një fanellë që ka shumë peshë mbi supe. Është historia e Shqipërisë, siç janë dhe disa ekipe të tjera, por ndër to është edhe Partizani. Lojtarët ndoshta janë të rinj, janë këta grupimi i menaxherëve, që për opinionin tim janë içik ‘llapa llapa’ shumë.

Lerda? Edhe një person jashtë trajnerllikut, për t’u ambientuar në një ambient do kohën e vet. Mendoj se futëm një risi. Këtë e gjykojnë teknikët. Nuk jam entuziast aty ku mendoja për investimet që kemi bërë, por shoh që frymë e bashkëpunimit është serioze“, u shpreh Demi.

Related posts

SKANDALI/ Zbulohet audio e re e Perez: Ronaldo është idiot, i sëmurë, ndërsa Mourinho anormal

Delo.autor

RREGULLI I “FIFA”-S/ Mala “burgoset” te Partizani, ja pse nuk ikën dot si lojtar i lirë

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Maqedonia e Veriut grumbullon për herë të parë ish-sulmuesin e Kukësit…

Delo.autor

Leave a Comment