Futboll Shqipëri Sport

RIKTHEHET DHUNA NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Goditet barbarisht arbitri në Peqin

Dhuna mbetet gangrena e futbollit shqiptar. Këtë radhë ajo është shfaqur në Peqin, në sfidën e javës së 11 të Kategorisë së Parë mes Shkumbinit dhe Dinamos, e mbyllur 1-1, ku ai që e ka pësuar ka qenë arbitri i kësaj sfide, Sokol Bebja.

Ky i fundit është sulmuar nga tifozët vendas të cilët hynë në fushën e lojës duke mos i kursyer grushtat ndaj tij, me gjyqtarin që është nxjerrë me shumë vështirësi nga fusha e lojës.

Tifozëve të Shkumbimit duket se nuk u pëlqeu aspak arbitrimi i Sokol Bebjas në këtë përballje, që duket se ka qenë mjaft e tensionuar teksa gjyqtari ka dhënë 3 kartona të kuq e 8 të verdhë.

Ndërkaq, klubi i Dinamos ka reaguar ndaj këtij akti nëpërmjet një komunikate të publikuar në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, klubi kryeqytetas shfaqi indinjatën e tij për atë çfarë ndodhi duke shtuar se çdo ndeshje e kësaj skuadre po shoqërohet me presione që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës.

Sipas klubit kryeqytetas, kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, ndërkohe që Dinamo mbetet një ekip ‘Fair Play’ si brenda fushës ashtu dhe jashtë saj.

Related posts

Motivi pse Morata po tërbon shokët te Chelsea

Q.Autor

Gjoka pranon rezultatin dhe flet hapur: Kamza duhet të mbijetojë, kemi nevojë për…

Isa.Autor

SKANDAL/ Përplasje fizike në konferencë shtypi, dy boksierët “shpërthejnë” në grushte (VIDEO

Delo.autor

Leave a Comment