Futboll Sport

RIKTHEN EPISODIN “HORROR” TË 37 VITEVE MË PARË/ Ja momenti kur portieri i Schalkes bën ndëhyrje “karate” (VIDEO)

Ndeshja e sotme në kampionatin gjerman midis Shalke 04 dhe Eintrahtit të Frankfurtit do të mbahet mend për episodin e tmerrshëm të minutës së 66-ë të takimit.

Portieri i Shalkes Aleksandër Nubel shkaktoi një ndërhyrje horror ndaj futbollistit kundërshtar Mijat Gaçinoviç duke e goditur me takë në fytyrë. Duke parë se sulmuesi serb ishte në pozicion të pastër për të shënuar gol dhe nuk markohej nga asnjë prej kundërshtarëve, portieri gjerman del nga zona dhe ndërhyn në mënyrë brutale ndaj rivalit duke e përplasur në tapet. Gaçinoviç ka pësuar hemorragji në gojë. Arbitri nuk është menduar dy herë dhe akorduar direkt kartonin e kuq.

nderhtrhaaa

Ndërhyrja horror e Nubel i ktheu të gjithë tifozët 37 vite më parë në Kupën e Botës së Spanjës, kur bashkëkombasi i Aleksandër Nubel, Harald Shumaker për pak sa la të vdekur në fushë futbollistin e Francës Patrik Batiston. Skena është identike, ndërsa ndryshimi i vetëm është se Batiston ra në koma dhe iu thyen disa dhëmbë nga përplasja. Ish-portieri i Gjermanisë Perëndimore në vitet ’80 ironizoi Batistonin pas asaj ndërhyrje mostruoze se do t’i paguante dhëmbët.

Pas tërheqjes nga futbolli, Shumaker pranoi se ka konsumuar gjatë karrierës substanca narkotike.

https://www.youtube.com/watch?v=HZwBsiGRyzc&feature=emb_err_watch_on_yt

Related posts

Manchester United bënë gati transferimin e mbrojtësit më të mirë në…

Sadik.Autor

NUK I DALIN NË LLOGARI 2 MILION EURO/ FSHF paralajmëron probleme për “Arenën Kombëtare”

Isa.Autor

KUPA E ITALISË/ Shans i artë për Piatek ndaj Spal, titullar përkrah Leaos

Delo.autor

Leave a Comment