Champions League Futboll Sport

PAS ELEMINIMIT NË CHAMPIONS/ Icardi: Patëm shumë mundësi shënimi, e meritonim…

Mauro Icardi beson se Inter e meritonte një vend në fazën e nokautit të Champions League megjithëse u eliminua të martën.

Sulmuesi argjentinas Icardi ka shënuar golin e katërt në fazën e grupeve teksa ekipi i Spalletti-t barazoi 1-1 me PSV në San Siro.

“Na duhej fitorja, pësuam një gol në pjesën e parë dhe më pas patëm shumë mundësi shënimi, por nuk mund të bënim dy gola,” shprehet ai për Sky.

“E meritonim kualifikimin sepse kemi treguar se mund të përballemi me këdo.”

Inter do të presë Udinese-n të shtunën, pasi është 14 pikë larg Juventus-it pasi u mposht nga Bardhezinjtë 1-0 gjatë fundjavës së kaluar.

Related posts

GOL FANTASTIK NGA DISTANCA/ Bardhi tregon klasin në Turqi

F.autor

Ish-futbollisti i Tiranës hedh hapin e madh në karrierë, debuton me ekipin e parë në La Liga

Q.Autor

SON IA THEU KËMBËN GOMESIT/ Tottenhami merr këtë vendim befasues!

Delo.autor

Leave a Comment