Futboll Seria A Sport

SAMPDORIA-JUVENTUS/ Sarri kërkon rikthimin në krye të renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Juventusi do ta kërkojë rikthimin në krye të Serie A, të paktën momentalisht, sonte kundër Sampdorias në Genoa.

Sampdoria është pritëse e kampionit në fuqi në stadiumin Lugi Ferraris, e vetëdijshme se humbja do ta zbriste në zonën e rënies nga liga.

Klubi nga Genoa e ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në stadiumin e vet kundër Juvetusit dhe i ka vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit në ligë.

Maurizio Sarri, skuadra e të cilit ndan kreun me pikë të barabarta me Interin, ka vendosur të luajë përsëri me Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain në sulm.

Formacionet zyrtare

Juventus: Buffon; Danilo, Demiral, Bonucci, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Higuain

Sampdoria:

Related posts

SHTYU SHOKUN E SKUADRËS ALIOSKI/ Ja komenti që bën Granit Xhaka në rrjetet sociale… (FOTO)

Delo.autor

Aston Villa-Fulham për rekord: s’do ta besoni miliona vlen finalja!

Sadik.Autor

MESSI DHUROI NJË TJETËR SPEKTAKËL NË INTER MIAMI/ 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

F.autor

Leave a Comment