Futboll Seria A Sport

MILANI U DRUHET RREZIQEVE NGA AJRI/ Titulli kampion kalon nga Berat Gjimshiti

Pak dyshime për tra jnerët e Milanit dhe Atalantës në prag të përballjes së radhës mes tyre.

Kuqezinjtë, të detyruar edhe nga ecuria pozitive, mund të propozojnë formacionin e javës së kaluar edhe nesër mbrëma, me ndryshimin e vetëm që Kesi të luajë në vend të Kruniçit, ndërsa Benaseri do të kthehet në krah të Tonalit.

Ibra dhe Florenci do të grumbullohen, por vështirë t’i shohim titullarë. Pak ndryshime edhe për bluzinjtë. Pasaliç do të jetë në formacion ndryshe nga java e kaluar kur u aktivizua Iliçiçi.

Dilema edhe në zgjedhjet në prapavijë ku të sigurt për formacionin janë Gjimshiti me Demiralin që do të kenë në krah njërin mes Toloit dhe Palominos, teksa pesha e sulmit do t’i besohet Zapatës, i cili javën e kaluar ishte lehtësisht i dëmtuar dhe u ruajt pikërisht për ndeshjen me Milanin.

SFIDA E AJRIT – Në planin individual, Berat Gjimshiti mund të jetë rreziku potencial për kuqezinjtë në zhvillimet e goditjeve standarde.

Pavarësisht se Menja ka pësuar vetëm tetë gola (2 me kokë) gjatë 2022-shit dhe prapavija e “Djallit” është e dyta në Europë, shqiptari po përjeton një moment optimal pas golit të javës së kaluar ndaj Specias.

Ndërkohë, ai ka shënuar edhe dy herë ndaj Olimpiakosit, çka e bën mbrojtësin me “petk” sulmuesi të Atalantës.

Një asist sezonal dhe 0.3 gjuajtje në portë për ndeshje i rrisin rrezikshmërinë, ndaj përveç Zapatës, mbrojtësit e Milanit duhet t’i ruhen edhe Berat Gjimshitit që në përpjekje për të ndihmuar Atalantën të sigurojë Europë, mund t’i bëjë edhe një nder Interit që shpreson në hapin fals të kushërinjve.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TEK LAZIO/ Igli Tare nuk i ndahet talenteve, “piketon” mbrojtësin serb…

Delo.autor

CHELSEA MERR VENDIMIN/ “Blutë e Londrës” nuk dëshirojnë Higuain në janar për shkak të…

Delo.autor

LISTA/ Kallaku, Doka dhe Molla vijnë për herë të parë, Reja fton dhe dy lojtarë të Lokomotivës së Zagrebit. Ja dhe “të dënuarit”

Delo.autor

Leave a Comment