Ekskluzive Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ ALAVES/ Talenti Fati nuk bën pjesë në listën e Barcelonës, ja shkaku

Ansu Fati nuk është thërritur në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen kundër Alaves të Shtunën, pasi nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi që mori ndaj Gareth Bale në “El Clasico”.

17-vjeçari nuk u stërvit me shokët e tij të skuadrës ditën sotme, por bëri ushtrime specifike në palestër, dhe kjo do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e tij të shtatë që nga momenti i thirrjes së parë në ekipin e parë të Blaugranas.

Ndërkohë, Sergio Busquets ishte në gjendje të përfundojë seancën stërvitore pasi humbi stërvitje e së  enjtes për shkak se ishte me ethe, e cila gjithashtu e mbajti atë në stol në El Clasico.

Arthur Melo ka qenë duke luftuar me dëmtimin e pësuar, siç raportohet nga klubi, gjithashtu nuk mori pjesë në stërvitje pasi u përqendrua në rikuperimin e tij në palestër.

Ja formacioni i mundshëm i Barcelonës për sfidën ndaj Alaves:

Portierët: Marc-Andre ter Stegen, Neto.

Mbrojtësit: Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo, Jordi Alba, Moussa Wague, Junior Firpo.

Mesfushorët: Sergi Roberto, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Frenkie de Jong, Carles Alena.

Sulmuesit: Lionel Messi, Luis Suarez, Antoine Griezmann, Carles Perez.

AlpeSport.al

Related posts

SHQIPËRIA-KOSOVA/ Një përballje speciale, që do të shërbejë për sfidat e Nations League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Reali “peshkon” në Angli, madrilenët pranë akordit me “gardianin” e Chelseas

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ BIRJA: Korabi mund Vllazninë dhe synon Superligën. Idhulli im është…

Isa.Autor

Leave a Comment