Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Flet trajneri Duro: Na duhet një ndryshim në repartin…

Shpëtim Duro e ka të qartë se Kukësi i tij duhet të fitojë patjetër nesër në “Elbasan Arena” përballë Skënderbeut për të mbyllur vitin 2019 në krye të Kategorisë Superiore.

Në prag të sfidës së fundit të këtij viti, tekniku kryeqytetas u shpreh për “RTSH Sport” se vlerëson maksimalisht faktin që ekipi i tij ka shënuar rezultate pozitive në vazhdimësi edhe pse luan prej më shumë se një viti jo në shtëpi.

Në lidhje me planet për merkaton e janarit, Duro piketon vetëm një ndryshim të domosdoshëm në repartin mbrojtës. Ai i gëzohet rikthimit të Gëzim Krasniqit, ndërsa gjykon se Kukësi me këtë përbërje i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion të dytë në historinë e tij.

Kukësi në momentin më të mirë të mundshëm – Deri në këto moment skuadra është paraqitur mjaft mirë dhe lojtarët kanë ardhur në formën më të mirë. Rroca e ka vënë skuadrën në lëvizje dhe shënon. Abazaj e Gavazaj kanë kapur më të mirën, edhe Shkurtaj dihet që është lideri në ofensivë. Ata e kanë marrë veten gradualisht e natyrisht dhe janë vënë në dobi të skuadrës. Më vjen mirë për ta dhe duhet që të ruajmë këtë ritëm.

Lufta për titull – Jemi në vend të parë, por kemi bërë vetëm gjysmën e punës. Gjysma tjetër është shumë më e vështirë se kaq. Imagjinoni të luani tërë kampionatin jashtë fushës tuaj dhe pa praninë e tifozëve. Këtë unë e quaj një arritje të jashtëzakonshme. Kemi punuar shumë dhe nuk mungojnë edhe frytet e punës.

Sfida me Skënderbeun – Skënderbeu ka lojtarë shumë të mirë, por ka edhe të rinj të talentuar me cilësi. Natyrisht që ne e kemi presionin më të madh ndaj edhe duhet që të hyjmë në fushën e lojës për ta fituar ndeshjen. Skënderbeun e vlerësojmë, objektivat në Korçë nuk janë më si dikur.

Planet për merkaton e janarit – Na duhet një ndryshim në repartin mbrojtës. Nuk dua merkato. Na nevojitet një përforcim me një lojtar mbrojtës që të bëj disa role pasi kemi gati edhe Gëzim Krasniqin që është rikuperuar nga dëmtimi. Kështu që pjesa tjetër është në dhe nuk mendoj se kemi nevojë për merkato intensive”, përfundoi deklaratën e tij Duro.

Related posts

SPALLETTI zbulon DEFEKTIN E INITERIT/ Ja pse nuk arrijnë të fitojnë zikaltrit

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Daja, Osmani dhe gjyqtarët. Ja çfarë ndodhi në tunelin e “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Menaxheri i yllit të Milan: Ai dhe Hysaj janë më të mirët në qarkullim

Q.Autor

Leave a Comment