Futboll Sport

SKANDAL NË ARGJENTINË/ Përdhunuan një vajzë, arrestohen dy futbollistët…

Argjentina është tronditur nga skandali i arrestimit të dy futbollistëve të skuadrës së Atletiko Hurakanit për përdhunimin e një vajze.

0001576200
Mediat argjentinase bëjnë me dije se dy lojtarët janë Federiko Marin dhe Valter Perez, të dy 21 vjeç. Ata u arrestuan në Kordoba ditën e sotme, pasi dje viktima denoncoi ngjarjen. Policia mbërriti në njërin prej hoteleve, ku sekuestroi telefona dhe disa prezervativë. Sipas Kodit Penal argjentinas, një vepër e tillë kriminale dënohet nga 6-15 vite burg.

Klubi i Atletiko Hurakanit reagoi pas këtij lajmi dhe premtoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme nëse dy lojtarët e klubit shpallen fajtorë.

hurakanm

“Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, klubi i Atletiko Hurakanit konfirmon qëndrimin e tij kundër çdo akti kriminal ndaj femrave. Nëse versionet e mediave konfirmohen, klubi nuk do të hezitojë të zbatojë të gjitha masat më të ashpra disiplinore ndaj personave të përfshirë”, shkruhet në komunikatën e Atletiko Hurakanit.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mirabelli: Vetëm 10 ditë pas largimit tim e shitën për dy qindarka

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Gjuajtje potente, mesfushori Rroca protagonist me gol në sfidën ndaj Altinordu (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL NË SHKODËR/ Vendasit i thyejnë xhamat autobusit të Tiranës. Fishekzjarre mes tifozerive (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment