Futboll Seria A Sport

ZBULON TË ARDHMEN PAS FUTBOLLIT/ Ronaldo tregon planet e pensionimit, shpreh dëshirën të bëhet…

Aktor pas futbollit, ky është plani i Cristiano Ronaldos. Tashmë 34 vjeçar, në pak më shumë se një muaj do t’i mbushë 35 vjet – Cristiano Ronaldo ka nisur të mendojë për pensionim. Ai vazhdimisht thotë se do të luajë shumë gjatë, deri në moshën 40-vjeçare, por në anën tjetër e ka pranuar se ajo nuk varet nga dëshira e tij, por nga vullneti i trupit.

Sulmuesi i Juves tha se do të pensionohet “kur trupi im nuk përgjigjet më në rrugën e duhur”, derisa la të hapur mundësinë që të nisë të merret me aktrimin. “Disa vite më parë, mosha e pensionimit nga futbolli ishte 30-32, por tani, ju gjeni lojtar 40-vjeçar që vazhdon të luajë”, tha Ronaldo.

“Në momentin që trupi i im nuk përgjigjet në mënyrën e duhur në fushë, atëherë do të jetë momenti të largohem”. “Shpresoj të jetoj më shumë se 50 vjet dhe të mësoj gjëra të reja të përballem me sfida të reja dhe të mundohem të bëjë zgjedhje për to. Një ndër gjërat që më pëlqen të sfidojë vetën është, për shembull, aktrimi në një film”.

Related posts

KOULIBALY VAZHDON TË JETË I KËRKUAR/ Nisin sulmin për mbrojtësin e Napolit katër klubet e mëdha të Premier…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Këto janë 10 lojtarët më të mirë për 2018 (FOTO)

Delo.autor

“PËR K*RVAT DO TË MENDOJË VETË JETA”/ Sulm i Wanda Narës ndaj aktores argjentinase që e ndau me Icardin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment