Futboll Kategoria e pare Sport

SKANDALI/ Dhuna në Peqin, i përfshirë edhe djali i drejtorit të klubit (FOTO)

Shkumbini, djali i drejtorit, i përfshirë në sulmin kundër arbitrit. Një akt i shëmtuar u regjistrua në Shkumbini-Dinamo, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Kategorinë e Parë. Gjyqtari Sokol Bebja ra pre e dhunës vandale nga disa tifozë, të cilët pushtuan fushën në fundin të takimit. Në videon që qarkulloi në media duket qartë sulmi ndaj arbitrit, i cili goditet disa herë me grushte.dhune

Policia nisi hetimet për këtë rast dhe ka munduar që të identifikojë një nga autorët. Dhe bëhet fjalë për një personazh që ka lidhje me futbollin dhe klubin peqinas, Dejan Hasbajrami. Ky i fundit është djali i Florent Hasbajramit, administrator i klubit “Shkumbini”. 0_Champions-League-Group-E-Liverpool-v-FC-Salzburg-54

I riu (vetëm 16-vjeçar) ende nuk është shoqëruar nga forcat e rendit. Autoritet po kryejnë verifikimet e duhura, para se të dalin me një vendim zyrtar.

Sakaq, kujtojmë që vetë zyrtari i klubit bardhekaltër është dënuar me 7 ndeshje pezullim prej Komisionit të Disiplinës pas transfertës në Burrel (e luajtur më 7 dhjetor). dalin-pamjet-ja-si-u-dhunua-arbitri-ne-ndeshjen-shkumbini-dinamo-ne-peqin_5df53d57ba32f

Ishte pikërisht i Florent Hasbajramit ai që doli me një reagim zyrtar edhe pas sulmit që iu ushtuar kryesorit Bebja, duke u ankuar për gjykimin e njëanshëm dhe mohuar dhunën. “Ndaj gjyqtarit Bebja theksojmë që nuk ka patur dhunë, sikurse masat e sigurisë kanë bërë maksimumin në mbarëvajtjen e një takimi të provokuar nga fillimi deri në përfundimin e tij”, thoshte mes të tjerash administratori.

Related posts

XHAKA “TRULLOS” BALE/ Momenti që bëri jehonë në mediat spanjolle (VIDEO)

Isa.Autor

Pas ardhjes së Coutinhos, Barça largon këtë sulmues. Zbulohet klubi i ri

Q.Autor

NUK DORËZOHET TRAJNERI/ Panucci, padi të re Nishanit. Gjykata pranon kërkesën

Isa.Autor

Leave a Comment