Futboll Sport

“SKANDALI TRONDIT BALLKANIN”/ Kupa Shqipëri-Kosovë tërbon serbët

Krijimi i një Kupe të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është pritur aspak mirë në Serbi. Një ditë pas lajmit se dy shtet shqiptare synojnë një kompeticion ku do të marrin pjesë skuadrat nga dy anët e kufirit mediat në Serbi kanë nxituar ta quajnë skandal.

Një nga gazetat më të madhaja të këtij shteti, ‘Kurir’, në titullin e saj shkruan: “Skandali trondit Ballkanin. Shqiptarët organizojnë një kompeticion kupe me skuadra nga Kosova dhe synojnë një vend për në Kupat e Europës!”

Sipas ‘Kurir’ plani është që të krijohet një kompeticion i ri në Ballkan me emrin ‘Nënë Tereza’ ku pjesë e saj të jenë klube nga Shqipëria dhe klube të shtëquajtura të Kosovës. Për më të tepër, gjithmonë duke iu referuar ‘Kurir’, e papranueshmë është që ky projekt ka shkuar për miratim në UEFA.

Gazeta serbe më tej citon disa deklarata të presidentit të federatës së futbollit të Kosovës Agim Ademi i cili ka deklaruar se ky projekt do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku antar është edhe presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka.

Related posts

Sakrifica për Milinkoviç-Saviç/ MILANI bën “kurban” dy lojtarë: Leonardo ka gati MEGAOFERTËN

Isa.Autor

KUKËSI-PARTIZANI/ Pas 11 minutash lojë, Musta ndëshkon “Verilindorët” me një goditje dënimi (VIDEO)

Delo.autor

SUPERLIGA/ Dy supersfida për ditën e sotme, ja skuadrat që zbresin në fushën e blertë

Isa.Autor

Leave a Comment