Futboll Ligue 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Ligue 1 mbylli sezonin por PSG e Lyon nuk heqin dorë nga…

Ligue 1 bëhet kampionati i parë nga 5 më të rëndësishmit në Europë që mbyll sezonin 2019-2020 si pasoj e Covid-19. Kryeministri francez, Edourad Philippe, deklaroi se ky sezon sportiv, përfshi edhe futbollin, nuk do të luhet më. Mbetet ende për tu përcaktuar nëse do të akordohet titulli në tavolinë, apo se si do të veprohet për kualifikimin në Europë për sezonin e ardhshëm. Ky vendim trondit jo pak, jo vetëm futbollin francez por është një kambanë alarmi edhe për kampionatët e tjerë apo për ekipet franceze që vijojnë të jenë në garë në Champions dhe Europa League.

Naser Al Kelaifi

Në pritje për të mësuar nëse do ti akordohet titulli në tavolinë, PSG kërkon me çdo kusht të jetë pjesë e Champions League, teksa kanë siguruar një biletë për në fazën çerekfinale pasi eliminuan me përmbysje B.Dortmund: “Do respektojmë vendimin e qeverisë por me miratimin e UEFA-s do të kërkojmë të jemi pjesë e këtij edicioni në Champios League. Nëse nuk do të jetë mundësia për të luajtur në Francë do të luajmë diku tjetër duke garantuar kushte më të mira sigurie për lojtarët dhe për stafin tonë”, u shpreh presidenti i PSG.

Jean Michel Aulas President De L Ol Cherche Des Solutions A La Crise Photo Progres Maxime Jegat 1587551600

Ndryshe nga Al Khelaifi, presidenti i Lion beson ende se ky sezon mund të mbyllet në fushë: “Nuk jam i sigurt nëse ky sezon përfundoi këtu, mund të luajmë ndeshje “play off” në gusht dhe mund të shtyjmë rifillimin e sezonit tjetër për në 15 shtator”, u shpreh Jean-Michel Aulas.
(BalkanWeb)

Related posts

Lista U19/ Vjen sulmuesi që tenton të rrëmbejë Greqia, talente nga Superiorja

Isa.Autor

E ÇUDITSHME NGA KATALUNJA/ Çiklistët aksident të frikshëm duke rrezikuar jetën, gara nuk ndalet

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Granada. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment