Futboll Seria A Sport

SUPERKUPA E ITALISË/ Trajneri Sarri publikon listën e lojtarëve për finalen ndak Lazios, ja rikthimi i bujshëm

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për finalen e Superkupës kundër Lazios. Sfida do të luhet ditën e diel, prej orës 17:45, në Riad të Arabisë Saudite. Ekipi juventin kërkon të fitojë trofeun e parë nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri.

Rikthimi më i bujshëm është ai i Chiellinit. Mbrojtësi nuk është ende gati, por trajneri Sarri e ka marrë për të ndihmuar skuadrën në pankinë dhe në dhomat e zhveshjes. Emri tjetër që rikthehet nga dëmtimi është Szczesny. Ky i fundit nuk luajti në ndeshjen e fundit kundër Sapmdorias, pasi ishte i dëmtuar.

Sarri ka grumbulluar 24 lojtarë duke u dhënë mundësi pjesës më të madhe të ekipit të shijoj një trofe të mundshëm. Pjesë e listës është dhe sulmuesi Pjaca. Ronaldo, Higuain dhe Dybala nuk mund të mungojnë.

Related posts

TOTTENHAM GATI TË HAPË THESIN/ Poçetino dëshiron yllin e Barcelonës

Isa.Autor

LIVE/ Derbi londinez. Chelsea mposht Totteham me përmbysje

Delo.autor

“MILAN ARGËTUES, MORA PËRGJIGJET E DUHURA”/ Pioli: Ibrahimovic të falenderojë shokët, për Kjaer shpresoj që…

Delo.autor

Leave a Comment