Futboll Seria A Sport

TEKNIKU 74-VJEÇAR DHE SHQIPËRIA NË HARRESË/ Gjigandët italian hedhin sytë nga Edi Reja

Edi Reja dhe Shqipëria. Një histori e cila nga entuziazmi dhe dëshira për të rinovuar, u la në harresë, me kontratën e re që ende nuk është firmosur.

Tani misteri shtohet me zërat që vijnë nga Italia sipas të cilave tekniku 74-vjeçar, është një prej kandidatëve që Napoli po studion, në rast të largimit nga Ancelotti.

Reja dëshironte të vijonte punën në stolin kuqezi. Federata ishte gati ta mbante, duke qenë se trajneri riktheu besimin në skuadër, por problem ishte kohëzgjatja e bashkëpunimit.

Presidenti Duka kërkon të nisë një projekt afatgjatë, ku përfshihen Liga e Kombeve dhe kualifikueset e Botërorit 2022. Për këtë arsye, preferenca është që kontrata të jetë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për dy vjet.

Kjo duket pengesa kryesore për palët, e cila ka bërë që edhe zyrtarizimi i qëndrimit të Rejas të mos vijë. Kështu shpjegohet edhe fakti përse emri i trajnerit është rikthyer në treg, me Napolin që e sheh si alternativë për stolin deri në fund të sezonit.

Fati i Ancelottit do të mësohet në ditët në vijim, pas ndeshjeve me Udinesen në fundjavë dhe të martën ndaj Genk në Champions League.

Napoli po e mendon seriozisht pistën Reja, duke qenë se trajneri e njeh ambientin, duke punuar 5 vjet në krye të skuadrës, të cilën e riktheu nga Seria C në elitën e futbollit italian. Alternativa të tjera janë edhe Gatusso e Prandelli.

Related posts

Lazio “grabit” në Spanjë/ Sulmuesi argjentinas mbërrin në Itali për të kryer vizitat mjekësore

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK “LOS BLANCOS”/ Sekreti i Real Madrid është një “rreshter” nga Italia

Delo.autor

“KA INVESTUAR NË SPORT MË SHUMË SE…”/ De Biasi: Të dielën do të vij në Shqipëri për të votuar Ramën

Delo.autor

Leave a Comment