Futboll Seria A Sport

NUK NDALET ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Juventus projekton si zëvendësues i Mandzukic yllin e Serie A…

Lukaku, Xheko, vetë Lautaro Martinez që ka fituar besimin e tifozëve dhe drejtuesve zikaltër. Të gjithë emra të cilët po “largojnë” çdo ditë e më shumë Mauro Ikardin nga Interi. Sepse pas krisjes së 13 shkurtit, kur argjentinasit iu hoq edhe shiriti i kapitenit, situata mes tij, klubit dhe grupit interist nuk ka qenë më e njëjta.

U rikthye në skuadër me kushtet e caktuara (pa shirit), por paraqitjet e fundit totalisht jashtë rendimentit (vetëm 10 gola këtë sezon) po e largojnë nga projekti i të ardhmes. Së fundmi e kanë hequr edhe nga fasada e “Samsung”, partneri i fundit i zikaltërve dhe nga posteri i miqësores kundër Juves (më 24 korrik) që do zhvillohet në Nankin (janë zgjedhur Perisiç, De Vraj, Shkrinjar, Handanoviç dhe Lautaro), qytetin e “Suning”-ut.

Mandzukic

INTERES BARDHEZI Reali dhe Atletiko e Madridit po e konsiderojnë prej disa kohësh, megjithëse “galaktikët” që janë edhe ëndrra e vetë numrit 9, flitet të preferojnë talentin e momentit Luka Joviç (i Ajntrahtit), ndërsa “Colchoneros” vazhdojnë të mbajnë interesin nëse largohen Diego Kosta dhe Antuan Grizman.

Në garë qëndron gjithmonë Juventusi që, sipas mediave italiane, e konsideron si pasuesin e Mario Manxukiçit: kroati nëse largohet trajneri Masimiliano Alegri, nuk e ka më vendin e sigurt në formacion. Klubi bardhezi, në fakt, ka bërë gjithmonë me dije përmes drejtorit sportiv Fabio Paratiçi se do e konsiderojë merkaton e kësaj vere. Në Torino, nëse Federiko Kieza i Fiorentinës shihet si prioritet dhe po mbahet gjithmonë një interes i lartë edhe për Entoni Marsialin e Mançester Junajtid, Ikardi nuk përjashtohet nga mundësitë (megjithëse jo më si shkëmbim me Paulo Dibalën).

Related posts

E DUAN NË ITALI E FRANCË/ Icardi merr ofertën faraonike nga skuadra kryeqytetase…

Delo.autor

EL CLASICO NË MERKATO/ REALI TRANSFERON yllin që po e kërkonte BARCELONA

Isa.Autor

ELSEID HYSAJ: Ancelotti-RONALDO do të jetë një “LUFTË” e bukur që do e fitojë…

Isa.Autor

Leave a Comment