Futboll Shqipëri Sport

TIRANA PA TRAJNER 4 DITË PARA DERBIT/ Ahmataj nuk del në stërvitje, largohet nga stoli i bardhebluve

Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Tekniku elbasanas nuk ka qenë prezent në seancën e sotme stërvitore të ekipit bardheblu, duke konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Në mungesë të Ahmatajt ekipi është stërvitur nga zv.trajneri Emanuel Egbo dhe përgatitësi atletik, Kosta Jani.

Përveç Ahmatajt i parnishëm në stërvitje nuk ishte as ndihmësi i tij Akil Jakupi. Theksojmë se Ahmataj vetëm para pak javësh dha dorëheqjen nga ekipi i Tiranës, por në këtë rast ishte presidenti Refik Halili ai që nuk pranoi, duke rikthyer ish-trajnerin e Luftëtarit në pankinë.

Deçizive për largimin e tij ka rezultuar humbja e së shtunës me Kukësin, që e dërgoi Tiranën në vendin e tetë në renditje, një pozicion i cili në rast se kampionati përfundonte sot do të thoshte ‘play-off’ për zbritjen nga kategoria.

Ndërkohë sot, ende pa u larguar Ahmataj, në ambientin futbollistik janë përmendur emrat e kandidatëve për t’u ulur në pankinën e bardhebluve. Deri më tani më të lakmuarit janë Magani, Devolli, Josa dhe Skënder Gega. Tirana duhet të nxitojë për trajnerin e ri pasi vetëm të premten është derbi me Partizanin.

Related posts

TRAJNERI ME DHIMBJE KOKE/ Probleme për mbrojtësin e Barcelonës, ndrydh sërish ligamentin

Delo.autor

Barcelona e frikësuar se dikush mund të paguajë klauzolën 700 milionëshe të Messit

Q.Autor

NGA GARETH BALE TEK CAVANI/ 4 dëshirat e ”çmendura” të Mohammad bin Salaman për Newcastle

Delo.autor

Leave a Comment