Futboll Shqipëri Sport

”NUK KEMI NEVOJË PËR LETRA DHE SHKRIME”/ Reja: Sot fola me Dukën

Emri i trajnerit Edy Reja është përmendur së fundmi në Itali si zëvendësuesi i Carlo Anchelotti-t te Napoli, skuadra e cila prej tetë ndeshjesh nuk njeh fitore në ‘Seria A’. Ka qenë vetë 74-vjeçari që në një intervistë për mediat italiane ka hedhur poshtë këtë mundësi, por gjithsesi dyshimet kanë mbetur sërish, deri ditën e sotme kur italiani ka qenë në Shqipëri.

Reja ka organizuar në Tiranë një mbledhje me të gjithë trajnerët e ekipeve të moshave që drejtojnë kuqezinjtë, ndërsa për mediat pas kësaj mbledhje ka dhënë siguri se do të vijojë të jetë trajneri i Shqipërisë.

“Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi i sotëm, ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është është i kënaqur nga ne apo jo. Kam darkuar me të dhe besoj se ai do bëjë gjërat e mira dhe konkrete,”– shprehet Reja.

Prej 20 nëntorit kombëtarja është zyrtarisht pa trajner, pasi Reja-s i përfundoi kontrata. Gjithsesi duke iu referuar deklaratave por edhe burimeve brenda pak ditësh italiani pritet të firmosë për katër vitet e ardhshme me kuqezinjtë.

Related posts

ISLANDË-GJERMANI/ Mesfushori Gorecka: “Pancerat” janë gati për t’i mbytur edhe vikingët

Delo.autor

MOURINHO U ZYRTARIZUA TEK STOLI I ROMËS/ Ja ku renditet mes 10 trajnerëve më të paguar në botë…

Delo.autor

PROTAGONIST ME GOL NDAJ SHERIFF TIRASPOL/ Skriniar: Kemi ekuilibër, tani t’i bëjmë dëm Milanit

Delo.autor

Leave a Comment