Futboll Premier League Sport

TRAJNERI I RI GATI PËR 3 BLERJE/ Ja formacioni i mundshëm i Arsenalit me përforcimet (FOTO)

Mikel Arteta është trajneri i konfirmuar i Arsenalit.

Spanjolli ka nënshkruar një kontratë për 3 vite e gjysmë dhe punën te “topçinjtë” do ta startojë ditën e diel.

Arsenali aktualisht është shtatë pikë larg zonës së rënies dhe shpenzimet gjatë merkatos së janarit duken të pashmangshme. Sa para do të ketë Arteta në dispozicion nuk është bërë e ditur akoma.

Tabloidi britanik “Express Spor”t i ka hedhur një vështrim lojtarëve që mund të blihen dhe janë tre ata që kanë gjasa të ofrohen në ekipin e Artetës.

Bernd Leno do të vazhdojë të jetë në portë. Hector Bellerin do të jetë në të djathtën, ndërsa në të majtë Kieran Tierney.

Në qendër mund të blihet një mbrojtës dhe ai që ka tërhequr vëmendje është Pau Torres i Villarreal. Partner me të ka gjasa të jetë David Luiz.

Matteo Guendouzi në qendër të mesfushës, ndërsa atij mund t’i shtohet Denis Zakaria nga Borussia Monchengladbach.

Mesut Ozil mund të qëndrojë, por pritet të blihet Ryan Fraser që luan te Bournemouth.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Nicolas Pepe do të formojnë pjesën tjetër të sulmit.

Formacioni me 3 transfertat e mundshme të Arsenalit:

Related posts

Arsenali kërkon një portier tjetër

Sadik.Autor

​TOTTENHAM “SHPËRNGULET” SË SHPEJTI/ Ja ku u investuan afro 1 miliard euro (VIDEO)

Delo.autor

BUFFON NËN HETIM NGA PROKURORIA SPORTIVE/ Blasfemi gjatë Parma-Juventus me shokun e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment