Eredivisie Futboll Sport

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E HOLANDËS/ Ajax luan “tenis” dhe e mbyll vitin në krye i vetëm

Ajaxi i Amsterdamit rikthehet te fitorja në Eredivisie dhe e mbyll vitin 2019-të i vetëm në krye të klasifikimit me 44 pikë, 3 më shumë se AZ Alkmaar. Harkëtarët luajtën tenis ndaj Ado Den Haag në Amsterdam duke fituar 6-1 në të cilën gjetën golat e parë me fanellën e Ajaxit edhe dy talentet Gravenberch dhe Traore në sfidat e tyre të para si titullarë në Eredivisie.

Serinë e golave e hapi Ziyech ndërsa më pas shënuan edhe Van de Beek, Ekkelenkamp dhe Gravenberch për rezultatin 4-0 në fund të pjesës së parë. Pas pushimit shënoi edhe kapiteni Tadic ndërkohë sulmuesi nga Burkina Faso Traore i çoi shifrat në 6-0. Golin e nderit Den Haag e realizoi në minutën e 92-të me Goossens me penallti.

Related posts

SHPJEGON “SHKËNDIJAT” ME TRAJNERIN E PARTIZANIT/ Kallaku: Nuk kam asgjë kundër tij

Delo.autor

“SHPËRTHEN” FESTA NË “AIR ALBANIA”/ Torasa dhuron spektakël dhe ndëshkon Teutën (VIDEO)

Delo.autor

SUPERLIGA/ Kukësi për maksimumin në Laç, sfidë mbijetesë në Fushë Krujë

Isa.Autor

Leave a Comment