Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË KURBIANSIT/ Laçi fut në krizë Flamurtarin dhe i afrohet kreut

Laçi doli triumfues nga sfida e javës së 14-të në Kategorinë Superiore, në shtëpi përballë Flamurtarit.

Kurbinasit fituan me rezultatin e pastër 3-0 përballë kuqezinjve të Birçes, duke marrë një 3-pikësh me shumë vlera.

Pjesa e parë ishte e qetë në stadiumin e Laçit, edhe pse vendasit u dukën më kërkues me Nuabuezen dhe Xhixhën. Gjithsesi, rast për të zhbllokuar patën edhe vlonjatët, por vetëm traversa i ndali.

Ndërkohë, fraksioni i dytë nisi menjëherë me gol për ekipin e Cungut. Në zhvillimet e një goditje këndi, topi mbeti në zonë, dhe drejt rrjetës e shtyu mesfushori Julian Shehu, duke qetësuar ekipin.

Në minutën e 58-të, shifrat i dyfishoi Kirian Nuabueze me penallti, e cila u fitua nga Regi Lushkja. Gjithçka u bë më e lehtë kështu për vendasit, ndërkohë që golin e tretë e gjeti edhe Teko, në minutën e 83-të, pas një kundërsulmi model.

Në fund, Laçi kthehet te fitorja pas humbjes një javë më parë me Partizanin, dhe tani e sheh veten në kuotën e 22 pikëve, në vendin e katërt të renditjes. Mbetet në vendin e fundit Flamurtari, me vetëm 5 pikë pas 14 ndeshjesh.

Related posts

E BUJSHME NË CHAMPIONS/ Sheriff Tiraspol mposht me përmbysje Realin në frymën e fundit në “Bernabeu”

Delo.autor

E FUNDIT/ Lampard merr miratimin e drejtuesve të Chelseat, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

Skënderbeu konfirmon dënimin për Jashanicën: Mungon 2 vite!

Sadik.Autor

Leave a Comment