Futboll La Liga Sport

TRIUMFOJNË NË “WANDA METROPOLITANO”/ “Pleshti” thyen Atleticon dhe ngjit ekipin në krye

Barcelona arriti të dilte triumfuese nga ndeshja e javës së 15-të në La Liga, në fushën e Atletiko Madrid.

Katalanasit fituan jo me pak vështirësi, vetëm në fund me rezultatin 0-1, falë golit mjaft të bukur të Leo Mesit.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me raste nga të dyja ekipet, por në fund 45 minutat mbaruan me rrjeta të paprekura. Në minutën e 61-të, ishte Mesi që detyroi Oblak të bënte nëj pritje fantastike, ndërkohë që edhe Ter Shtegen i mohoi golin Angel Korreas në minutën e 72-të.

Gjithsesi, në minutën e 86-të, e gjithë skena ishte për Lionel Mesin, me argjentinasin që pasi kombinoi me Suarezin para zone, lëshoi të majtën në cepin e portës, duke e bërë të pakapshëm për Oblak.

Në fund, Barça arriti fitoren, duke shkuar në vendin e parë në klasifikim, në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Reali, dhe me ekipet që ende kanë pa zhvilluar një “El Classico” të prapambetur.

Related posts

10 sekretet që duhet të dini për Liverpulin, emblemën e Anglisë

Sadik.Autor

HUMBJA ME ZIKALTËRIT/ Pedrit nuk i del e keqja: E pa e gjithë bota penalltinë kundër Interit!

F.autor

INTER ARRIN MARRËVESHJEN/ Talenti mbërrin në Milano për të nënshkruar, ja rroga që përfiton

Delo.autor

Leave a Comment