Futboll Seria A Sport

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ LECCES/ Ribery ka një mesazh të fortë për tifozët e Fiorentinës (FOTO)

Franck Ribery është ambientuar mjaft mirë në kampionatin italian.

Sulmuesi i Fiorentinës është kthyer në një lider me ekipin e Vincenso Montellës falë golave dhe asisteve këtë sezon. Francezi braktisi fushën i dëmtuar të shtunën në mbrëmje gjatë sfidës mes Fiorentinës dhe Lecces, ndërsa pritshmëritë janë që ai të mungojë për një afat prej dy javësh.

Vetë sulmuesi ka postuar një foto nga dhoma e infermierisë së klubit, ku po merr edhe trajtimin mjekësor, teksa garanton se do kthehet shpejt dhe më i fortë se më përpara.

“Faleminderit për mesazhet tuaja. Tani duhet të mbetemi kompaktë me të gjithë tifozët e Fiores dhe të rikthehemi sa më shpejt te fitoret. Po bëj gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, këtë herë më i fortë se më përpara”, shkroi sulmuesi francez në rrjetet sociale.

Related posts

JUVENTUS-PARMA/ “Zonja e Vjetër” është ende i pamposhtur në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE

Delo.autor

RIKTHIMI NË FUTBOLL/ ​Historia brilante për këpucët e lira me të cilat luajti Scholes (FOTO)

Delo.autor

ÇËSHTJA E ZGJEDHJES SË KOMBËTARES GREKE/ Durmishaj “thyen” heshtjen: Nuk kafshohet dora që të ushqen…

Delo.autor

Leave a Comment