Sport Tennis

ËSHTË NUMRI 1 NË BOTË/ Tenisti Nadal një legjendë, e nis 2020 me një rekord historik

Rafael Nadal, aktualisht numri 1 në botë për meshkuj, e ka nisur këtë vit me një rekord historik. Ai është tenisti i parë dhe i vetëm në botë që ndodhet në vendin e parë të renditjes botërore në tri 10-vjeçarë të ndryshëm.

Spanjolli, u ngjit për herë të parë në krye të renditjes botëtrore në korrik të vitit 2008, duke qenë kështu në krye të renditjes në 10-vjeçarin 2000-2009. Më pas, ai ka qenë në krye të renditjes botërore edhe në 10-vjeçarin tjetër, atë 2010-2019 (më saktësisht në vitet 2013, 2017, 2018 e 2019).

Nadal e nis këtë edhe këtë 10-vjeçar, 2020-2029 në krye të renditjes botërore, duke qenë tenisti i parë në botë që e arrin këtë gjë. Pra, spanjolli ka arritur të jetë “numri 1 në botë” në tri 10-vjeçarë të ndryshëm njëri pas tjetrit. Askush si ai, duke e bërë spanjollin një legjendë.

Related posts

“LORIKU” FRYMËZUES PËR RININË”/ Meta: Personalitet i spikatur dhe ambasador i shkëlqyer i vlerave tona

Isa.Autor

NË KËRKIM TË “TOPIT TË ARTË”/ Mësohen 30 kandidatët, kush fiton?

F.autor

U largua prej DE BIASIT/ “SNAJPERI” SHQIPTAR pranë rikthimit të bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment