Futboll Sport

U LARGUA I TMERRUAR NGA TËRMETI/ Lojtari maqedonas i Kukësit nuk është rikthyer ende në skuadër

Tmerrin e tërmeteve që kanë rënë në Shqipëri ditët e fundit e kanë përjetuar shumë edhe lojtarët e huaj që luajnë në vendin tonë, e sidomos ata të Superiores që kanë qenë pjesë e skuadrave të Teutës, Kukësit, apo dhe Laçit, Tiranës e Partizanit që kanë banesat e tyre në kryeqytet ku lëkundjet u ndjen shumë.

Mes tyre është edhe Tome Kitanovski, lojtari i Kukësit që është larguar i tronditur drejt vendit të tij. Me shumë gjasa, ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Duro në sfidën me Tiranën

Ka qenë vetë trajneri Duro që gjatë prononcimit për mediat ditën e sotme, ka pohuar se lojtari nga Maqedonia është mungesa e vetme, pasi i ka përjetuar keq tërmetet që kanë rënë ditët e fundit dhe klubi e ka mirëkuptuar duke mos e vënë në trysni.

Tashmë mbetet për t’u parë se kur lojtari do të rikthehet në radhët e skuadrës verilindore, duke qenë se tashmë është situata po vjen duke u qetësuar sa i përket lëkundjeve në vendin tonë, e sidomos në Durrës e kryeqytet, ku janë ndjerë shumë në ditët e fundit…

Related posts

MERKATOJA E SË ARDHMES/ Marotta e Ausilio përgatisin një tjetër goditje me plan afatgjatë

Delo.autor

Gafë trashanike nga arbitri në Serbi/ Shikoni pozicionin jashtë loje që ka akorduar

Isa.Autor

Tri të dhëna, 101 gola dhe 3 objektiva… Ky Paulo Dybala është i frikshëm

Q.Autor

Leave a Comment