Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA KLUBI HOLANDEZ NË MERKATON E VERËS/ Flet mesfushori Shone: Këtu në Itali është…

Lasse Shone u largua nga Ajaksi në merkaton e verës, për tu bashkuar me klubin italian të Xhenoas.

Mesfushori u largua nga holandezët pas plot 5 sezoneve, ku ai arriti të fitojë shumë trofe vendas, madje sezonin e fundit ishin shumë afër mrekullisë në Ligën e Kampionëve, por u eliminuan nga Totenhemi në gjysmë-finale.

Aventura e tij në kampionatin italian ka ecur deri diku mirë, por danezi e pranon se ka nostalgji për kohën te Ajaksi. “ Sigurisht që më mungon Ajaksi, sidomos kur i shoh që luajnë në Ligën e Kampionëve vuaj pak. Megjithatë nuk jam penduar që kalova te Xhenoa, nuk dua ta shoh nostalgjinë time si diçka të keqe.

Sezoni i kaluar ishte mënyra e përsosur për ta mbyllur aventurën time me Ajaksin. Ndryshimi i trajnerëve këtu? Bresha e shkarkoi trajnerin para një muaji dhe e riktheu atë përsëri pas një muaji. Këtu është çdo gjë e mundur.”, u shpreh Shone.

Related posts

CR7 NË KAOS/ Del Piero tregon arsyen përse RONALDO nuk po shënon GOL

Isa.Autor

Festa e trajnerit të Kroacisë pas ndeshjes po bën xhiron e botës (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Ka startuar përballja në “Redi Maloku”, 3 debutues në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment