Futboll Kategoria Superiore Sport

U STËRVIT DY DITË ME BYLIS/ Mesfushori serb largohet nga “Ballshiotët”, ja shkaku

Ka zgjatur vetëm dy ditë aventura e mesfushorit serb, Tarik Cmajcanin, te Bylisi. Lojtari që deri dy sezone më parë ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit, u afrua te ballshiotët si pëlqim i trajnerit Veljko Dovedan, i cili e njeh mirë pasi e ka stërvitur në të kaluarën.

TARIK

Mirëpo, “Panorama Sport” mëson se përpara ndeshjes së djeshme miqësore në Fier mes Apolonisë dhe Bylisit, futbollisti nuk ka pranuar të aktivizohet. Burime pranë tij tregojnë se klubi i kishte kërkuar që ta shikonte një herë në fushën e lojës, e më pas të firmoste kontratën.

Mirëpo, këtë propozim Tarik nuk e pranoi, duke u ndjerë madje i ofenduar. Tashmë gjasat për të firmosur me ballshiotët janë thuajse zero, edhe pse gjithçka mund të ndodhë.

Related posts

WBA “shtang” United, City shpallet matematikisht kampion

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Një vit larg skenës, ish-kampioni LEGJENDAR premton rikthimin e papritur

Isa.Autor

LARGOHET NGA PARTIZANI/ Mesfushori Asani me fjalë prekëse: Lamtumirat janë të vështira, kam shumë për të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment