Futboll Kategoria Superiore Sport

VAZHDOJNË PUNIMET NË STADIUMIN E KUKËSIT PAVARËSISHT TË FTOHTIT/ Flet Gjici: Shpresojmë të jetë gati në…

Punimet për ndërtimin e stadiumit “Zeqir Ymeri” të Kukësit po vazhdojnë me ritme të shpejta pavarësisht temperaturave të ulëta të stinës së dimrit. Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici dhe njëkohësisht president i FK “Kukësi” sot ishte i pranishëm në “Zeqir Ymeri” për të inspektuar punimet e deritanishme të stadiumit të ri. Pas inspektimit  Gjici u shfaq optimist për ritmin e punimeve dhe vlerësoi punën e bërë deri më tani.

“Kompania po punon me ritme të shpejta, me shumë punotërë dhe për këtë ne jemi shumë optimist që stadiumin do ta ndërtojmë brenda verës që vjen. Ju e dini që kemi vështirësi të jashtëzakonshme pasi i bëjmë të gjitha ndeshjet jashtë. Natyrisht edhe tifozët presin me padurim që stadiumi të përfundojë sa më shpejt dhe të kthehet ekipi të lozë në vendin e vet, në shtëpinë e vet,”-deklaroi Gjici

Siç dihet stadiumi i ri Kukësit do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese. Ky stadium do të ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s. Investimi për ndërtimin e tij do të kushtojë 5 milionë euro.

Related posts

Fillojnë përleshjet edhe në Kiev/ Ultrasit rusë sulmojnë tifozët e Liverpulit

Sadik.Autor

Thiago Motta nxit PSG-në, të blejë mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Tirana i bën presion Muçit për rinovimin: Firmos ose…

Delo.autor

Leave a Comment