Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NË “PAQE” NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ahmataj: Ndikon mungesa e eksperiencës, duhet të jemi koshient për…

Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Tiranës. Bardheblutë arritën të barazonin me 10 lojtarë, ndërkohë që korçarëve iu mohua dhe 11 metërsh. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Ahmataj u shpreh:

NDESHJA- Ndikon mungesa e eksperiencës. Lojtarët shfaqin oshilacione. Më mirë të vazhdonte ndeshja 11 me 11. Ndikon te psikologjia e lojtarëve. I jep motivim më tepër kundërshtarit kjo gjë. Tirana mori vrull në atë momente. E patëm të vështirë të shënonim përsëri. Nuk duhet të mërzitemi, të shikojmë përpara. Duhet të jemi koshient për forcën tonë. Është e tmerrshme se ne çdo gjë e falim vetë me dorën tonë.

RASTI I DISKUTUAR- Nuk jam marrë kurrë me gjyqtarit, por kur bëjmë analizat tona, përveç problemeve që kemi si skuadër, po shohim që çdo javë na mohon penallti dhe kemi marrë vetëm penallti kundra. Çdo njeri gabon. Ishte një gabim i gjyqtarit, nuk ka vend për fjalë. Ky lloj 11-metërshi të mbyll ndeshjen sepse shkonim 2-0. Përveç halleve dhe problematikave që kemi, na shtohen edhe këto gjëra. Është skuadër e re që nuk mban dot mbingarkesa kaq të mëdha.

MENSAH- Është lojtari që punon më shumë. Përveç finalizimit është shumë i kompletuar. I bashkëngjitëm një sulmues tjetër për të qenë më efikas. Ai vërtet humb raste, por ndihmon shumë skuadrën në të dyja repartet.

MESFUSHA- Të dy zëvendësimet i bëra në mesfushë, për të mos kishte kohë loje brenda strukturës së skuadrës. Lojtarët tonë ishin më të liruar seç duhej.

Related posts

Inter, mbërrin në Milano përforcimi i parë për Spalletti-n

Q.Autor

EURO 2020/ Gjermania realizon në mënyrë qesharake, Goretzka si në bilardo (VIDEO)

Delo.autor

Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Casemiros

Sadik.Autor

Leave a Comment