Futboll La Liga Sport

VIDAL I SHPALL “LUFTË” BARCELONËS/ Ja çfarë i kërkon mesfushori kilian klubit “Katalanas”…

Mesfushori kilian, Arturo Vidal duket se do me çdo kusht kalimin tek Interi në merkaton e janarit.

Ish-i i Juventusit dhe Bajernit i ka shpallur luftë Barcelonës me qëllim që të largohet dhe të vihet nën urdhrat e Kontes.

Siç raporton “ABC”, së fundmi Vidal ka rritur shumë tensionin ndaj katalanasve, pasi “mollë” e sherrit janë bërë disa bonuse në kontratën e tij. Ai ka marrë vetëm 1.7 milionë euro bonuse, teksa ai pretendon se duhet të kishte arkëtuar 4.1 milionë euro, vitin e shkuar.

arturo-vidal-fc-barcelona-1539330070-18205

Ky lajm që qarkulllon në media së fundmi, gëzon tej mase Interin dhe Antonio Konten, që e do me çdo kusht Vidalin në skuadër.

Edhe pse Valverde dhe Mesi e duan mesfushorin në ekip, klubi duket se nuk i ka shumë të mira marrëdhëniet me lojtarin. Kjo ishte krisja e dytë brenda muajt për kilianin, pasi ai u revoltua që nuk ishte titullar në derbin ndaj Realit të Madridit.

Related posts

BARCELONA-GETAFE/ Messi shënon për “Katalanasit”, por Lenglet i prish festën me një autogol (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i Welsit, Giggs: Rezultati është dytësor, Reali të rrijë i qetë për Bale

Isa.Autor

Çështja Donnarumma/ Reagon agjenti i portierit: Gënjeshtra! Problemi këtu është drejtori i Milanit

Q.Autor

Leave a Comment