Futboll Sport

IBRAHIMOVIC NA SURPRIZON SËRISH/ Shikoni çfarë super goli ka shënuar në stërvitje (VIDEO)

Zlatan Ibrahimoviç shquhet për golat e bukur që shënon dhe, këtë na i ka demonstruar edhe gjatë gjithë karrierës së tij.

Në një video të publikuar së fundmi, shihet sulmuesi suedez i cili shënon një gol që është me të vërtetë spektakolar. 37-vjeçari ditën e djeshme ka shënuar një gol në stërvitje, nga goditja e këndit. Megjithatë sulmuesi në të vërtetë nuk ishte në vijën e portës, e cila do t’ia bënte atij më të lehtë për ta çuar topin në rrjetë.

Në momentin që bën gjuajtjen, futbollisti i jep topit shumë hark, duke e dërguar në rrjetë. Menjëherë pasi shënoi këtë gol spektakolar, Ibrahimoviç drejtohet menjëherë nga personi që po bënte videon, duke e pyetur nëse ai e kishte kapur momentin kur e shënoi. Për më shumë shikoni videon:

Related posts

JASHTË FUSHAVE PËR 2 MUAJ/ Tronditet Real Madrid, ja lajmi më i hidhur për Hazard

Delo.autor

Babai i De Jong: Messi e mori në telefon, por nuk kuptohej sepse nuk flet anglisht

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Lazio në “San Siro”. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment