Futboll Seria A Sport

ZYRTARIZOHET TEK NAPOLI/ Flet tekniku Gattuso: Kjo skuadër po kalon momente negative, por qëllimi…

Tashmë edhe zyrtarisht Xhenaro Gatuzo është trajneri me i ri i Napolit, teksa do të zëvendësoje të larguarin Karlo Ançeloti. Gatuzo është prezantuar ditën e sotme para mediave, teksa u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re, duke thënë se i di përgjegjësitë që ka.

gatuso

“E kisha të lehtë ta pranoja Napolin, pasi në 10 vitet e fundit kanë qenë protagonistë në Europë dhe Itali. Më pëlqen shumë ky ekip, për sa i përket lojtarëve dhe cilësisë. Janë lojtarë të shkëlqyer për futbollin që dua të bëj unë. Të dielën udhëtova 6 orë me makinë për të shkuar në Romë të takoja presidentin.

 Ançeloti? Me të fola këtë mëngjes, doja ta telefonoja që mbrëmë por nuk e bëra. Mendoj se bëra mirë që nuk e telefonova që mbrëmë. Ai është një njeri me vlera, ishte e rëndësishme të dëgjoja ato që më tha. Më tha gjërat pozitive dhe ato negative të kësaj skuadre. Karlo e ka dëshmuar se është një baba për mua. Në momentet e vështira unë e kam thirrur atë gjithmonë. Nuk dua të më krahasojnë mua me atë, ai ka fituar gjithçka, ndërsa unë jam ende i ri vetëm 41 vjeç.

Ekipi? Kjo skuadër nuk mund të qëndrojë jashtë Europës, po kalon një moment të keq, por qëllimi është të rikuperojmë pikët. Duhet të nisim të kontrollojmë lojën. Unë e di atë që mund të jap dhe ekipi ka për të më ndihmuar, si dhe anasjelltas.

Tifozët? Do fitojmë dashurinë e tyre vetëm me rezultate pozitive dhe duke treguar një lojë të mirë. Nuk mund të zgjidhja një ekip tjetër, për shkak të lojës që dua të bëj. Zërat për kontratë më bëjnë të qesh, do të kisha ardhur këtu edhe për 6 muaj. Ibra? Dua të flas vetëm për lojtarët që kam në dispozicion.

Përgjegjësia? Unë e di se ku kam ardhur. Unë e dua detin dhe e kam vendosur veten në një det të madh. Megjithatë duhet të jem i kujdesshëm pasi rrezikoj të mbytem. Kush më njeh mua, e di që nuk kam frikë nga asgjë.

Merkato? Unë flas vetëm për lojtarët e mi që kam në dispozicion.

Related posts

PREJ DY MUAJSH DREJTON EVERTON/ Trajneri Ancelotti bën premtimin e bujshëm

Delo.autor

Ish-sulmuesi i Italisë kritik: Baloteli nuk e meriton fanellën e kombëtares

Isa.Autor

A akuzuan për kërcënime, Kamza ka një reagim të detyruar…

Sadik.Autor

Leave a Comment