Futboll La Liga Sport

21-VJEÇARI QË U KTHYE NË TITULLAR PËR ZIDANE/ Habit e ëma e yllit të Realit: Djali im parashikoi të ardhmen, pasi…

Një prej yjeve të rinj që po mahnit Realin e Madridit është padyshim Fede Valverde. 21-vjeçari është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për Zinedine Zidane, teksa ka ulur në stol jo në pak raste një emër si Luka Modric.

Uruguajani për momentin ndodhet me ekipin në Arabinë Saudite, aty ku Real do të luajë për Superkupën e Spanjës. Meqënëse, Valverde aktualisht është larg Madridit, vëmendjen e ka vjedhur mamaja e tij, Doris Valverde, e cila në një rrëfim për “Marca” ka zbuluar se djali i saj e ka parashikuar të ardhmen, pasi e ka parë në ëndërr.

“Fede ishte katër vjeç në atë kohë. Ai u zgjua në mëngjes dhe na tha: ‘Mami, babi, pashë në ëndërr sikur isha në një stadium, ku të gjithë po bërtisnin emrin tim dhe ishin të veshur në të bardhë. Flisnin gjuhë të ndryshme nga ne.’ Gjithsesi, historia nuk përfundon këtu, pasi kur Fede ishte 10 apo 11 vjeç, përsëri u zgjua një mëngjes dhe na tha: ‘Mami, ekipi që unë pashë në ëndërr ishte Reali i Madridit. Ata janë Galicianë (Në Uruguaj spanjollëve i themi galicianë)”, pëfundoi Doris Valverde.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Blerim KRASNIQI: Skënderbeu favorit për TITULLIN, ëndërroj kombëtaren kuqezi

Isa.Autor

Zyrtare/ Jurgen Klopp publikon 24 lojtarët e Liverpoolit për finalen e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

ZBULON SE ÇFARË U THA LOJTARË PAS HUMBJES NË “CAMP NOU”/ Klopp tregon: Jam krenar për ta dhe që më…

Delo.autor

Leave a Comment