Futboll Sport

RREGJISTRON REKORD PAS REKORDI/ Lukaku vazhdon të shkruajë historinë me Inter

Romelu Lukaku buzëqesh në daljen nga “San Paolo” dhe i ka të gjitha arsyet. Qesh edhe kur i thonë që Antonio Konte ka bërtitur për 90 minuta nga stoli… “Është e rëndësishme për një skuadër të re si jona të kemi një lider si ai në stol, ka shumë eksperiencë. Fakti që e kemi në krye është një faktor pozitiv”.

Raporti me Lautaro Martinezin ndërkohë shkon gjithmonë e më mirë dhe belgu e konfirmon: “Jemi miq të mëdhenj, bëjmë shumë gjëra së bashku edhe jashtë fushe. Kur luajmë përkrah, ndiej që nëse njëri nga ne ka një rast, tjetri mund ta ketë të vetin më prapa. Jam shumë i lumtur me mënyrën si luajmë, por duhet të punojmë akoma”.

 REKORDE – Më pas bomberi zikaltër ka komentuar shkurtimisht edhe paraqitjen e skuadrës: “Fituam të gjithë së bashku. Jam shumë i lumtur për fitoren, edhe për tifozët. Tri pikët e sotme (djeshme) duhet të jenë një sinjal për të gjithë. Po punojmë mirë, ditë pas dite dhe rezultatet tregohen në fushë”.

Lukaku në fushë po regjistron rekord pas rekordi, duke hyrë ditë pas dite gjithmonë e më shumë në historinë e Interit. Megjithatë, një bomber i përulur si ai asnjëherë nuk mendon për aspekte të tilla, më të rëndësishme sukseset në grup. “Rekordet personale? Nuk i mendoj. Dua vetëm që Interi të fitojë. Atalanta? Trajneri do të bëjë vlerësimet e tij dhe do të përpiqemi të fitojmë”, përfundoi Lukaku.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TË ZIDANE/ Presidenti Perez hedh hapin e dytë të madh, ja kë dëshiron në klub

Delo.autor

Kairo: Belotti nuk largohet nga Torino

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Tërbohet Federata Angleze, komisioni shpall MOURINHON të…

Isa.Autor

Leave a Comment