Futboll Seria A Sport

A DO TË LUAJË KULUSEVSKI NË JANAR ME JUVENTUS? Ja përgjigja që jep Sarri për blerjen e re

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri pranon se blerja më e re e bardhezinjve gjatë merkatos së janarit Dejan Kulusevski nuk do të luajë për kampionët e Italisë deri në fund të sezonit pasi duhet të përfundojë huazimin te Parma.

Smorfia-coincidenze-e-Champions-il-cacciatore-Sarri-compie-61-anni-1024x576

Në prag të takimit të nesërm në kampionatin italian kundër Parmës, Sarri bëri me dije se pret ta ketë nën urdhrat e tij 19-vjeçarin suedez pas 6 muajsh.

A do të luajë Kulusevski në janar me Juventusin? Pyesni drejtorin Paratiçi, por unë nuk besoj se do të luajë me ne tani. Nuk kam shpresë se do ta shohë tani këtu, por pres ta kem nën urdhra pas 6 muajsh”, deklaroi Sarri.

Falë paraqitjeve pozitive me Parmën këtë periudhë të parë të sezonit 2019-2020, Juventusi arriti marrëveshjen me Atalantën që ta blinte Kulusevskin për shifrën e 35 milionë €, por sipas marrëveshjes mes Atalantës dhe Parmës, futbollisti do të përfundojë huazimin te skuadra nga Emilia-Romanja deri në fund të sezonit.

Related posts

“TRAUMA” NGA ELIMINIMI NË CHAMPIONS/ Valverde tregon se në ç’gjendje ndodhet “Pleshti”

Delo.autor

E BUJSHME NË FORMULA 1/ Luis Hamilton drejt Ferrarit, brenda dy javësh vendoset e ardhmja

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Goli i Cikalleshit nuk mjafton, Koniaspori mposhtet me përmbysje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment