Futboll Sport

AKSIDENT I FRIKSHËM/ Portieri i njohur shpëton mrekullisht, bën copa-copa makinën 200 mijë euroshe (FOTO)

Portieri i Manchester United, Sergio Romero, ka pësuar një aksident të frikshëm me makinën e tij, teksa ishte duke shkuar në qendrën stërvitore të klubit, “Carrington”.

Mediat britanike kanë publikuar foto nga aksidenti i ndodhur këtë të hënë, ku shihet makina e tij, Lamborghini, me vlerë gati 200 mijë euro, e përplasur me barrierat mbrojtëse në anë të rrugës.

Klubi anglez bëri të ditur në një deklaratë për mediat se argjentinasi nuk kishte pësuar dëntime, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, që dëmet material i ka të konsiderueshme.

Romero ka qenë zëvendësuesi i De Geas këtë sezon në Premier League dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje deri tani. Por ka marrë pjesë në 4 ndeshje në Europa League dhe gjithashtu në Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës.

  

Related posts

“Marri fund zërat e dyshimtë”/ Lyoni mohon shitjen e Fekirit te Liverpooli

Sadik.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Roma mposht Zorya-n, Smalling “HERO” me dopietë historike

Delo.autor

Ronaldo jashtë fushe, njihuni me 30 të dashurat BOMBASTIKE të portugezit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment