Futboll

Teknologjia VAR, edhe një vend tjetër nis aplikimin e tij

Video Assistant Referee, ose siç njihet shkurt VAR, duket se po rezulton efikase në ligat ku është instaluar. Pavarësisht disa vonesave që shkakton, në shumicën e rasteve teknologjia ka ndihmuar arbitrat që të vendosin drejt, në momente deçizive.

Kështu, krahas La Liga-s, që ka njoftuar instalimin e VAR-it nga sezoni i ardhshëm, të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë edhe Federata Franceze e Futbollit me Ligue 1.

Nga sezoni 2018-2019, edhe në kampionatin francez, arbitrat do të kenë edhe ndihmën e teknologjisë, për të marrë vendimin e duhur.

VAR është një teknologji që synon të verifikojë rregullsinë e golave, ekzistencën ose jo të penalltive, ndërhyrjet e rënda, që janë për karton të kuq, etj.

Related posts

Bonucci po mundohet të transferojë ish- futbollistin e Juventusit në Milano

Sadik.Autor

FUTBOLLI NË ZI/ Ndërron jetë sulmuesi i njohur. Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë (EMRI)

Delo.autor

Chelsea ia ofron Realit Kanten, për ta marr yllin spanjoll që po shkëlqen tek madrilenët

Sadik.Autor

Leave a Comment