Futboll Seria A Sport

ANALIZON FITOREN DRAMATIKE NDAJ UDINESES/ Pioli: Ishim pak në emergjencë, por…

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, nuk i ka fshehur vështirësitë që ka patur Milan kundër Udinese-s, por është shprehur gjithsesi i kënaqur pas fitores dramatike të marrë kundër bardhezinjve.

“Ka qenë një ndeshje me intensitet të madh, ata na kanë vënë në vështirësi në aspektin fizik, ishim pak në emergjencë, por kemi bërë 20 gjuajtje në portë dhe kemi krijuar shumë raste të rrezikshme”, ka thënë Pioli.

Nuk kanë munguar elozhet e radhës për Ibrahimovic: “Na ka sjellë më shumë karakter dhe vendosmëri”.

Pioli ka shpjeguar se goli i papritur i friulanëve “na ka dhënë kthjelltësi, kundërshtarët tanë e mbulonin shumë mirë fushën dhe ne na duhej të lëviznim më shumë dhe të kishim ndonjë lojtar më afër Ibrës. Fatmirësisht, Donnarumma na ka dhënë një dorë, është një portier i madh”.

Kthesa pas humbjes 5-0 ndaj Atalanta-s: “Shpirti nuk na ka munguar asnjëherë, episodi i Bergamos nuk duhej të ndodhte, ka qenë ndeshja më e keqe e sezonit. E dimë se nuk do të fitojmë kurrë ndeshje të lehta dhe do të duhet të punojmë gjithmonë me kujdes deri në minutën e 95-të”.

Related posts

PAS FITORES NË “CAMP NOU”/ Valverde: Dembele ishte njëri nga yjet ndaj Villarrealit

Isa.Autor

LA LIGA/ Messi jep “VERDIKTIN”: Ky futbollist nuk ka vend në ekipin tonë… (FOTO)

Sadik.Autor

Kampioni i Botës/ Ish-lojtari i Milanit martohet me aktoren e famshme 19 vite më të madhe 

Isa.Autor

Leave a Comment