Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

REJA FESTON FITOREN KUQEZI/ Shqipëria “ringjall” shpresat për kualifikim (VIDEO)

Pas disfatës së pësuar kundër Islandës, Shqipëria është rikthyer tek rezultati pozitiv duke marrë një tre pikësh të artë në takimin e zhvilluar sot në Elbasan Arena kundër Moldavisë.

Të besuarit e trajnerit, Edi Reja, triumfuan me rezultatin e paster 2-0 përballë modestëve të Moldavisë, në një takim që u dominua totalisht nga kuqezinjtë.

Golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi, që realizoi në minutën e 66-të pas një aksioni perfekt të nisur nga mesfushori Odise Roshi.

Një gol që shpërtheu në festë tifozerinë kuqezi në stadiumin e Elbasnit, po ashtu edhe trajnerin Italian Edi Reja, i cili arrin që të marrë fitoren e parë në stolin e përfaqësueses së Shqipërisë.

Ndërkohë që ndeshja po shkonte drejt fundit, Ylber Ramadani shënoi dhe golin e dytë dhe të parin me fanellën e kombëtare, duke e festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një fitore që i jep pak frymarrje Shqipërisë pas rezultateve negative dhe lojës së dobët që ka zhvilluar në takimet e fundit.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngjitet në vendin e katërt në tabelën e renditjes me gjashtë pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë kundër Francës më datë 7 shtator, në vendin tonë.

Goli i shënuar nga Sokol Cikalleshi

Goli i shënuar nga Ramadani

Related posts

“Të humburit” e Kampionatit Italian/ Ja lojtarët që kanë luajtur më pak se 30 minuta

Isa.Autor

Liverpooli nuk po bëhet rehat me portierët, gati oferta për transferimin e Trapp

Delo.autor

GREZDA I KAP FOTON NGA KREVATI/ “Padashje” i nxjerr Oriolës edhe etiketën e… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment