Futboll Premier League Sport

ARSENAL MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohet mbrojtësi Mustafi, ja sa rrezikon të mungojë

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, që luan me ekipin e Arsenal në Premier League, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e FA Cup. Në një përplasje me portierin e skuadrës kundërshtare (Bournemouth), Mustafi ka rënë në tokë dhe është dëmtuar.

Mediat britanike bëjnë me dije se ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe sa kohë do të mungojë mbrojtësi që luan për Gjermaninë. 27-vjeçari kishte nisur të luante rregullisht që kur në stol erdhi si trajner Mikel Arteta, që humbet kështu një tjetër lojtar.

“Sot Mustafi do të kryejë disa analiza më të detajuara, por gjasat janë të një dëmtimi të rëndë. Të shohim se çfarë do të ndodhë me të dhe nëse do të ndërhyjmë në merkato edhe pse nuk ka shumë kohë”, tha Arteta.

Related posts

“EURO 2020″/ Anglia mposht Çekinë falë golit të Sterling dhe gradohen në vendin e parë

Delo.autor

DINAMO PLANIFIKON TË ARDHMEN/ Zyrtarizohet firma me mbrojtësin 20-vjeçar…

Delo.autor

Ja cili do të jetë numri 10 i Manchester United në këtë sezon…

Sadik.Autor

Leave a Comment