Futboll Sport

BECKAM MENDON PËR MERKATON/ Një kampion bote drejt Inter Miami, ja emri i bujshëm

Me intregrimin e saj në MLS amerikane, skuadra e Inter Miami ka nisur të mendojë edhe për merkaton.

Ekipi i drejtuar nga David Beckham kërkon të jetë kompetitive që në sezonin e parë në elitën e futbollit amerikan dhe kjo bëhet me “blerje të bujshme”.

I pari që mund të afrohet është sulmuesi spanjoll i Chelsea, Pedro Rodriguez. 32-vjeçarit i skadon kontrata në muajin qershor dhe kjo rrit gjasat e një kalimi të tij në Amerikë.

Megjithatë, Inter Miami nuk është klubi i vetëm i interesuar për ish lojtarin e Barcelonës. Në gjurmët e tij është vendosur edhe New York City që do duelojnë fort me Inter Miami për të arritur te ish kampioni i Botës dhe Europës.

Kujtojmë që Inter Miami do të jetë pjesë e MLS amerikane që në sezonin e ri.

Related posts

Zidane shpjegon metamorfozën e Isco dhe flet për rikthimin në Torino

Sadik.Autor

PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Coutinho iu vetofrua Manchester Cityt, por Guardiola…

Delo.autor

“El Chiringuito”: Ronaldo merr katër trajtime të ndryshme në ditë për t’u rikuperuar për finale, ai do të luajë kundër Liverpoolit

Sadik.Autor

Leave a Comment