Futboll Sport

NGA “LUFTA CIVILE” TEK VJEDHJA E KUPËS SË BOTËS/ Njihuni me 5 historitë e jashtëzakonshme në futboll

1- Futbolli është i vetmi sport në gjendje që të ndalë një luftë. Në vitet 60-të Santos dhe ylli i ekipit, Pele, adhuroheshin nga e gjithë bota.

Në 1967-ën, Santos shkoi të luante një turne ndërkombëtar në Nigeri, gjatë kohës që vendi po shkatërrohej nga lufta civile.

Një marrëveshje për armëpushim u arrit për Mbretin Pele, në mënyrë që të dy palët të mund të ndiqnin ndeshjen.

Megjithatë, kjo paqe zgjati vetëm 48 orë.

2 – India u kualifikuar për Kupën e Botës në 1950-ën, por kombëtarja ka qenë e detyruar të tërhiqej.

Ata fajësuan kostot e udhëtimit, por kjo nuk ishte arsyeja e vetme. India refuzoi të merrte pjesë edhe për shkak të këpucëve të futbollit… Indianët preferonin të luanin këmbëzbathur!

Një “ves” ky që FIFA nuk mund ta lejonte në Kupën e Botës. Që nga ajo kohë, India nuk ka arritur të kualifikohet më në fazën finale të një Botërori.

3 – Martin Palermo shkroi historinë në 1999-ën. Ai gaboi 3 penallti në të njëjtën ndeshje për Argjentinën!

Hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur në futboll.

Ai u kthye në kombëtare në 2009-ën, me Argjentinën që u kualifikuar në Botërorin e 2010-ës falë një goli vendimtar të Palermo-s në minutën e fundit.

4 – Në 1996-ën, trofeu i Kupës së Botës u vodh në Londër vetëm pak muaj para fillimit të Kupës së Botës në Angli.

Në fund, u arrit të gjendej, por jo nga policia. Ka qenë një qen që e ka gjetur gjatë një shëtitjeje.

Pronari i tij e mori trofeun dhe “Pickles”u bë hero. Madje, ai shkoi edhe në një ndeshje të Kupës së Botës!

5 – Një futbollist dëmtoi veten duke luajtur mos u nxeh. Ka qenë francezi, Lionel Letizi, portieri i PSG-së në atë kohë.

U ul për të marrë zarin dhe pësoi një dëmtim në kurriz. Ky incident e detyroi atë që të qëndronte dy muaj larg fushave.

Një nga dëmtimet më të këqija në historinë e  futbollit.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel dominon dhe triumfon në Kanada, Hamilton jashtë podiumit

Sadik.Autor

Gjyqtari i njohur spanjoll: Suarezit iu mohua penalltia e pastër ndaj Chelseat (FOTO)

Q.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Benevento-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment