Futboll Seria A Sport

DËSHTIMI ME VLERË 70 MILIONË EURO/ Ja vendimi që merr Milan për Piatek dhe Paqueta

Në janar 2019, një vit më parë, Milani krenohej me merkaton e dimrit që bënte. Te kuqezinjtë mbërritën Piatek (Genoa) dhe Paquetà (Flamengo). Dy emra që intrigonin vërtet, falë asaj që kishin treguan me klubet prej nga vinin. Asokohe u quajt një revolucion kuqezi, edhe pse bëhej fjalë për merkato janari, kur mundësitë e përforcimeve cilësore janë mjaft të kufizuara. Polaku e nisi mjaft mirë, me disa gola radhazi, ndërsa braziliani vuajti në përshtatje.

Një vit më pas, të dy lojtarët në fjalë duket se janë në merkato. Jemi në janar 2020 dhe revoluzioni, për të cilin folëm pak më sipër, mund të thuhet se ka dështuar. Piatek dhe Paqueta, pas 12 muajve si kuqezinj e shohin veten si “mish i huaj” te Milani, aq sa nuk janë të paprekshëm. Përkundrazi, nëse vijnë ofertat e duhura për to, drejtuesit kuqezinj do të fërkonin duart. Dështimi është i madh, sepse po flasim për një investimi prej 70 milionë euro. Kaq është shuma në total, e shpenzuar nga kuqezinjtë për dy lojtarët në fjalë. Hierarkitë janë përmbysur pas një viti për sulmuesin polak. Kjo “pykë” erdhi nga Genoa me petkun e goleadorit të spikatur në Serie A, për të zëvendësuar Gonzalo Higuain.

Argjentinasi nuk ngjiti te Milani në gjysmën e parë të sezonit, ndaj u huazua te Chelsea. Piatek e nisi shkëlqyeshëm aventurën kuqezi, duke dhënuar dopietë ndaj Napolit në Kupën e Italisë. Në sfidat pasardhëse vijoi me ritëm të lartë, duke realizuar 6 gola në 8 ndeshje të Serie A. Më pas nisi bllokimi. Deri në fund të sezonit, polaku shënoi vetëm 3 gola në 11 ndeshje. Edhe në këtë edicion, Milani më kot besoi te ringjallja e Piatek si goleador. Ai shënoi vetëm 2 gola me penallti nën drejtimin e trajnerit Giampaolo. Edhe nën komandën e Stefano Piolit nuk ka gjetur derman (ka kthyer në gol një penallti dhe ka shënuar një gol tjetër me aksion). Shifra të papërfillshme për një “bomber”.

Duke parë këtë stanjacion të tij, Milani vendosi të hyjë në merkato dhe të kthejë Ibrahimovic në “San Siro”. Pra, suedezi do të jetë “pyka” e kuqezinjve në vazhdim. Polaku e di se do të jetë zëvendës i 38-vjeçarit, ndaj ka nisur të mendojë largimin, si pjesë e një “revolucioni” të dështuar kuqezi, që nisi një vit më parë. Natyrisht, bashkë me të, në këtë zhgënjim përfshihet edhe Paqueta, rekordet e të cilit në Serie A dihen, nuk ka nevojë t’i rikujtojmë…

Related posts

Rafinha magjeps Interin, titullar ndaj Genoas

Q.Autor

43 ditë pa shënuar, Higuain kërkon të thyejë mallkimin e golit përballë Xhenoas

Q.Autor

FORMULA 1/ Hamilton niset i pari në Francë, Vettel zhgënjen sërish

Delo.autor

Leave a Comment