Futboll Seria A Sport

NISI EPOKËN E DYTË TEK MILAN/ Zlatan Ibrahimovic është futbollisti i katër dekadave

Kthimi i Zlatan Ibrahimovic me fanellën kuqezi dështoi ta frymëzonte Milanin drejt fitores, në të parën ndeshje të epokës së dytë të sulmuesit suedez në “San Siro”.

Skuadra e trajnerit Pioli barazoi 0-0 në shtëpi, të hënën, përballë Sampdoria, duke mos arritur të shënojë në tri ndeshje radhazi të Serie A.

38-vjeçari karizmatik e nisi lojën nga stoli, si zëvendësues. Ai u hodh në fushë në minutën e 55-të, në vend të Piatek. Me këtë rast, një fakt tepër interesant është plotësuar për Ibrahimovic.

Suedezi bëhet futbollisti, që ka luajtur mbi katër dekada në futbollin e nivelit të lartë; përkatësisht në vitet 1990, 2000, 2010 dhe tani, në vitet 2020.

Dekada e parë identifikohet me skuadrën e tij të vendlindjes, Malmoe. Dekada e dytë përfshin eksperiencat tek Ajax, Juventusi dhe Interi.

Dekada e tretë nënkupton fanellat e Barcelonës, Milanit, PSG, Manchester United dhe LA Galaxy.

Dekada e katërt nisi dje, me Milanin, në epokën e dytë të gjigantit suedez. Ky rrugëtim i gjatë e mbresëlënës nisi nga Malmo dhe vazhdon te Milani.

Ai u duatrokit e brohorit gjatë nga tifozët në “San Siro”, në minutën e 55-të, kur u hodh në fushë, por Milani nuk mundi ta gjente rrugën e golit edhe me të, ndaj një kundërshtari të dorës së dytë.

Në eksperiencën e tij të mëparshme në këtë klub, Ibrahimovic e ndihmoi Milanin të fitojë titullin e Serie A në sezonin 2010-2011. Ky është edhe trofeu i fundit i madh i kuqezinjve. Ai u transferua te PSG, në fund të sezonit vijues.

Related posts

Zbulohen fanellat e Interit për sezonin e ri

Sadik.Autor

“NDIHEM GATI PËR KOMBËTAREN E MADHE”/ Sulmuesi Sahiti: Nuk mërzitet askush edhe nëse…

Delo.autor

BALAJ “NDEZ MOTORRËT” PËR FAZËN E DYTË/ Sulmuesi “kuqezi” protagonist në Austri së bashku me talentin e Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment