Futboll Kosova Sport

DILEMA PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Ja se ç’do të bëjë trajneri Shaland me Kosovën pas “EURO 2020”

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland i pranon të gjitha mundësitë për të vazhduar apo jo me Kosovën pas kampionatit europian të 2020.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, 68-vjeçari zviceran shprehet se duhet  të  mendohet mirë për të ardhmen e tij pasi është në një moshë të madhe për të vazhduar për të stërvitur ekipe. Shaland u përqëndrua te harmonia që ekziston në kombëtare, e cila e bën të punojë i qetë dhe i gëzuar.

“Kualifikimi nuk është ëndërr vetëm për ekipin, por edhe për mua si trajner. Nuk e di të ardhmen time. Në vitin 2020 mbushi 69 vjeç dhe e di se sa energji duhesh të kesh për këtë detyrë. Ndoshta mund të jetë kampionati europian përfundimi i karrierës time. Kam mësuar në jetë që në shumë situata të mos planifikosh, sidomos në futboll, pasi është i paparashikueshëm.

Fokusi im është për ekipin dhe kualifikimet dhe jo për të ardhmen time, por ju duhet të jeni të sigurt se kam kënaqësi të madhe që jam pjesë e këtij ekipi. Ne po punojmë mirë së bashku, nganjëherë disa lojtarë nuk janë të lumtur kur nuk luajnë, por është normale. Skuadra është e bashkuar, e ndiej dëshirën e lojtarëve kur ata vijnë këtu për secilën ndeshje, kjo është e rëndësishme për mua. Do të jetë e rëndësishme për mua edhe në momentin kur dua të vazhdoj me Kosovën, ta përfundoj karrierën, apo të vazhdoj në ndonjë ekip tjetër”, përfundoi Shaland.

Related posts

Rrëfimi i pilotit: Para se të aksidentohesha kisha firmosur për Ferrarin

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Dëmtimi i rëndë në fushë, Spinacola shpërthen në lot. Mancini humbet yllin e “Azzurrëve” (VIDEO)

Delo.autor

Sidrid Guri në super formë, i shënon edhe skuadrës së Olainkës

Isa.Autor

Leave a Comment