Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ibra “skarcon” Suso dhe Piatek, dikton partnerin e sulmit te Milani

Ndeshja e parë e Zlatan Ibrahimovic me Milanin nuk dha shumë indikacione për shkallën e tij të gjendjes fizike apo kontributin që do të jetë në gjendje të japë, për sa iu përket golave dhe pikëve me kuqezinjtë. Por, një gjë e ka zbuluar sfida kundër Sampdoria. Suedezi merret vesh shumë mirë me Rafael Leao, edhe jashtë fushës. Kjo gjë është vërtetuar qartë ditët e fundit.

Siç e pamë gjatë dhe në fund të sfidës në “San Siro”, 38-vjeçari e duartrokiti shokun e ri të skuadrës, i cili është disi i dëshpëruar, pasi ka luajtur pak, deri tani, këtë sezon. Edhe përqafimi ngushëllues në fund të sfidës kundër Sampdoria dëshmon qëllimin e Ibrës për t’u përqendruat te Leao, për ta pasur partner në sulmin kuqezi. Pra, suedezi nuk e ka fshehur dëshirën për ta përmirësuar atë psikologjikisht dhe jo vetëm teknikisht.

Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, në fakt, Zlatan Ibrahimovic ia ka bërë tashmë të njohur stafit teknik se dëshiron të luajë në sulm me Leao. Midis portugezit të ri dhe Piatek, ish-ylli i LA Galaxy nuk ka dyshime se cilin do si partner në repartin e përparmë kuqezi.

Ideja është që të përsërisë pjesërisht atë që ndodhi në pjesën e dytë kundër Sampdoria, me Hakan Calhanoglu që lëviz pas dy sulmuesve, por me një skemë 4-3-1-2, pa Suso dhe Piatek.

Ndër të tjera, Suso dhe Piatek nuk janë lojtarë që po shkëlqejnë më shumë në këtë periudhë te kuqezinjtë. Ka pak kohë për ta provuar në stërvitje modulin e ri, në funksion të ndeshjes me Cagliari, por do të bëhet një përpjekje. Trajneri Pioli duket “me shpatulla pas murit”, sepse kur flet Ibrahimovic është gjithmonë më mirë ta dëgjoni.

Ndërkohë, siç thekson “La Gazzetta dello Sport”, Leao është lojtari më i afërt me Ibrahimovic gjatë drekave e grumbullimeve në Milanelo. Kujdesi dietik mund të jetë një aspekt tjetër, që duhet të imitohet, së bashku me shumë të tjerë. Ndjenjat midis Ibrës dhe Rafës, tetëmbëdhjetë vjet më i ri se ai, është tashmë e dukshme.

Related posts

“PLANI B” I ZIDANE FUNKSIONON/ Real Madrid është i uritur, ja përse titulli mund të fitohet…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ E konfirmon vetë kreu komitetit, Pfizer dhuron vaksina për atletët në prag të Lojërave Olimpike

Delo.autor

FORMULA 1/ Presidenti Domenicali: Kemi oferta për të zhvilluar gara nga e gjithë bota

Delo.autor

Leave a Comment