Futboll Seria A Sport

PASTORE NUK KA FRIKË ASKËND: Unë e di mirë si mposhtet Juventusi…

Javier Pastore është i lumtur për aventurën e re me Romën. Ish-futbollisti i Paris SG ka folur për përshtypjet e para me verdhekuqtë dhe për faktin se do të ketë si kundërshtar kryesor Juventusin e Cristiano Ronaldo.

“Di Francesco? Punon ndryshe nga ato që bënin në Paris. Më ka dhënë detyra të reja, por duhet të them se ndihem shumë mirë, – tha argjentinasi. – Po stërvitem mirë dhe po kuptoj atë që trajneri dhe skuadra duan nga unë. Uroj që të je gjithmonë fizikisht si jam tani.”

Më pas, Pastore shtoi: “Zgjodha Romën sepse unë jam një nga ata që e di se çfarë do të thotë ky ekip dhe çfarë skuadre është. Forca e skuadrës dhe idetë e trajnerit ishin një nga arsye që zgjodha Romën.”

Për mbërritjen e Ronaldo te Juventus, Pastore shtoi: “Kundër Juventus i kam fituar të katër ndeshjet e luajtura kur isha te Palermo. E di mirë si mposhtet Juventus. Me ardhjen e Ronaldo kampionati italian do të ndryshojë shumë, por ka edhe skuadra të tjera të mëdha si ne dhe Inter. Serie A do të rrihet shumë.”

Related posts

“ËSHTË E VËSHTIRË TË ZGJEDHËSH…”/ Stoichkov përjashton Jorginho-n nga gara për “Topin e Artë”, por jo surprizën

Delo.autor

VLLAZNIA-APOLONIA/ Vjen goli në Shkodër, Dilaver ndez festën në “Loro Boriçi” (VIDEO)

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR TRAJNERIN ANCELOTTI/ Mourinho: Është një nga më të mirë në botë. Besoj se…

Delo.autor

Leave a Comment