Futboll La Liga Sport

Presidenti i Santos nxjerr zbuluar Real Madridin, Barça shpreson për talentin

Barcelona duket se nuk e ka humbur shansin për të nënshkruar për talentin brazilian Rodrygo. Klubi është lidhur me një lëvizje për adoleshentin e Santos, edhe pse në ditët e fundit spekulimet kanë sugjeruar se Real Madridi ka arritur një marrëveshje dhe 17-vjeçari është shumë afër transferimit në “Santiago Bernabeu”. Gjithsesi të gjithë këto spekulime i hedh poshtë, presidenti i Santos, Jose Carlos Peres, i cili ka dhënë një përditësim mbi situatën dhe pranon se do ta humbasin atë nëse dikush zgjedh të paguajë klauzolën e lirimit të tij. “Nuk ka marrëveshje për Rodrygo”, tha ai. “Ne kemi propozime të ndryshme… Paris SG, Real Madrid, Barça… Ata mund të sjellin paratë e klauzolës së tij. Ata duhet të paguajnë 40 milion euro për Santos ose asgjë tjetër. Kjo është rruga që duhet të ndjekin”, vazhdoi Peres.

“Mediat mund të flasin për një miliard euro nëse duan. Për fat të keq Rodrygo mund të largohet vetëm për 50 milionë euro, një sasi e cila do t’i lejojë Santos të marrë frymë dhe të ketë një ekip më të fortë. Unë nuk jam duke thënë se ai duhet të shitet, vetëm se ka oferta. Nëse klubet vijnë dhe paguajnë klauzolën e tij, ne jemi të detyruar ta lëmë të largohet”, theksoi ai. Fjalët e Peres janë pak konfuze, por klauzola e lirimit të Rodrygo thuhet të jetë 45 milionë euro. 17-vjeçari është një talent shumë premtues dhe duket sikur ai mund të largohet së shpejti. Një ditë më parë “Marca”, raportoi se Real Madridi ka rënë dakord me Santos për 45 milionë euro për Rodrygo, i cili ka qenë ylli i gjashtë muajve të parë të kampionatit në Brazil, megjithatë sot çuditërisht presidenti Jose Carlos Peres thotë se nuk ka marrëveshje për Rodrygo, i cili ka shënuar 6 gola në 13 takime në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka dhënë edhe një asist.

Related posts

PROVAT/ Bagazhet në avion, rezervimi i hotelit dhe tamponët në Torino. Ja si Napoli apelon 3-0…

Delo.autor

PLOT BEFASI/ Barcelona – Alaves, publikohen formacionet zyrtare

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Vllaznia në “Selman Stërmasi”. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment