Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“EDY REJA KA VLERA TË MËDHA”/ Roshi: Të luash në La Liga është kënaqësi, por…

Lojtari i Kombëtares, Odise Roshi, ka folur për mediat ditën e sotme, duke u shprehur mbi formën personale, zërat e merkatos dhe objektivat e Kombëtares. Ai gjithashtu është shprehur dhe për trajneri Edi Reja, i cili po bën një punë të mirë dhe ka shumë eksperiencë.

Reja në stol lajm i mirë? “Lajm shumë i mirë sepse është një trajner me eksperiencë. Ka shumë pankina në Serinë A. Të gjithë kanë respekt për të. Ka vlera të mëdha dhe ka krijuar një grup të mirë .Kam bërë ndeshje të mira me sistemin e trajnerit, por do mundohemi të bëjëm edhe më mirë”.

Merkato e janarit dhe La Liga? “Është një kënaqësi e madhe, pasi La Liga është një nga kampionatet më të mëdha. Do ishte kënaqësi të shkoja aty. Për momentin jam në ekipin tim, po jap maksimumin. Kur gjërat të jenë zyrtare do flasim, tani nuk janë”.

Reja thotë që nuk je i përqëndruar, keni biseduar me të? “Besoj se e thotë me shaka, pasi ai i di më shumë vlerat e mia. Ai e thotë të ulë kokën dhe të punoj. Çdo lojtar ka defekte, askush nuk është 100% më të mirë”.

Objektivat e Kombëtarës? “Kemi dy ndeshje tani në mars. Shpresoj të jemi sa më mirë. Të marrim një rezultat të mirë dhe më pas të shohim”.

Të bezdis fakti që nuk luan në rolin tënd? “Çdo lojtar ka dëshirë të luajë në fushë duke qenë vetëm 2 mbrojtësa, por nuk bëhet. Të gjithë e dinë që unë luaj me skemën me 4 mbrojtësa, por tani unë jap maksimumin dhe e vlerëson trajneri. Ka lojtarë shumë të mirë, kanë ardhur djem që ecin mirë në kampionatet e tyre. Shpresojmë të bëjmë më të mirën. Unë objektiv kam Botërorin, kam shumë dëshirë të jemi aty”.

Faza përgatitore? “Për momentin jemi në Antalia, tashmë kemi dy ditë pushim, më pas do nisim sërish një fazë tjetër. Besoj që do kem minuta shumë të mira. Shpresoj të vazhdoj mirë, pasi na duhen shumë pikë”.

Related posts

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja: MESFUSHORI SPANJOLL vihet nën urdhrat e GATTUSOS

Isa.Autor

Barcelona kërkon zëvendësuesin e Iniestas, zbuloni kush janë alternativat e katalanasve…

Isa.Autor

CLUB BRUGGE-MANCHESTER CITY/ Guardiola i beson treshes së sulmit Grealish-Foden-Mahrez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment