Futboll Kategoria Superiore Sport

TEK KUKËSI KA ENTUZIAZËM/ “Verilindorët” kanë pritshmëri të mëdha për trajnerin Longo. Ja situata…

Diego Longo u prezantua në krye të pankinës së Kukësit më 15 qershor të këtij viti. Italiani erdhi në kampin verilindor pas një përvoje të gjatë si ndihmës në skuadra me nivel në Europë, ku për herë të fundit ka qenë ndihmësi i Mirçea Luçeskut.

Mori përsipër të drejtojë për herë të parë një skuadër pikërisht në Shqipëri dhe te Kukësi, ajo që në këto 10 vite është konsideruar gjithnjë si një “pankinë e nxehtë”. Me profesionalizmin dhe mënyrën e sjelljes në klub, duket se italiani fitoi shumë shpejt simpatinë e drejtuesve dhe të vetë lojtarëve. Por, përpara e pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë.

NJOHJA E SKUADRËS – Detyra e italianit në një muaj e gjysmë ka qenë njohja e skuadrës deri në detaje, pasi nuk mjaftoi fakti që vinte në një përvojë të re, por edhe informacionet që kishte marrë për këtë skuadër nuk vlenin më, pasi ekipi thuajse ndryshoi tërësisht. Gjeti një skuadër të ndërtuar më parë dhe i vetmi lojtar që ai kërkoi me ngulm ishte Pablo de Lukas, spanjolli me të cilin kishte bashkëpunuar edhe në dy ekipe të tjera.

Nga seanca e parë deri te faza përgatitore në Slloveni, trajneri italian bëri jo pak eksperimente, duke lëvizur dhe përshtatur lojtarë në rolet e tyre jonatyrale, siç janë rastet e Hilës dhe Peposhit, që për hir të skuadrës, përfunduan në mbrojtës. Mund të thuhet se kaq ditë ishin të nevojshme për të, edhe për të mësuar diçka rreth mentalitetit në futbollin shqiptar, i cili ka specifikën e vet në krahasim me vendet ku ka trajnuar Longo më parë.

PRITSHMËRITË – Nga ana tjetër, pritshmëritë në Kukës nën drejtimin e tij janë të mëdha, pasi dihet që presidenca do patjetër një trofe këtë sezon, pasi bëhen 10 vite në elitë. Mundësisht, kërkohet titulli kampion, ashtu siç është synuar çdo sezon. Pritshmëritë ndaj italianit janë akoma më të mëdha, duke parë se vjen si trajner i parë në Kukës, ku më herët si ndihmës ka arritur të fitojë kupa, kampionate dhe Ligën e Kampioneve të Azisë.

Megjithatë, në Shqipëri nuk e pret një mision i lehtë, për më tepër që nga 10 ekipe që marrin pjesë, 7 prej tyre synojnë të fitojnë titullin kampion. Gjithsesi, provën e parë italiani duket se e ka fituar, atë të besimit të drejtuesve dhe lojtarëve. Tani është koha që të arrijë pritshmëritë me ekipin që drejton, edhe pse e ka të qartë se në Kukës gabimet janë të ndaluara.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA/ Trajneri Pirlo rikuperon tre titullarë për sfidën ndaj Lazios, por Ronaldo…

Delo.autor

Man United “trondit” Juven, përmbys në 4 minuta. Man City luan “tenis” me Shkahtar

Isa.Autor

FRIKSOHET MILANI/ Roma provon goditjen e fundit për spanjollin e KUQEZINJËVE

Isa.Autor

Leave a Comment